WwW.Donni-Hack.PaGe.Tl
  Ja qytetet më të lakmuara të botës
 

 


 

Në studimin e publikuar nga "Economist Intelligence Unit", qyteti Vankuver i Kanadasë, vendi ku u zhvilluan olimpiadat e dimrit 2010, zë vendin e parë me 98 % të votave në listën e qyteteve më të preferuar për të jetuar, shkruan Gazeta Start.

Për këtë rezultat janë marrë parasysh faktorë të ndryshëm si shëndetësia, kultura, ambienti, arsimi, siguria dhe infrastruktura.

Pas Vankouverit, i cili mban vendin e parë që nga viti 2007, radhitet Melbourne në Australi.

Në listën ku gjenden 140 qytete të botës, Pittsburrgu, një nga qytetet e SHBA-ve renditet në vendin e 29-të , Los Angeles në vendin e 44-të dhe New York në të 56-in.

Duke u ngritur një numër më lart, Londra radhitet në vendin e 53-të ndërsa Parisi në vendin e 16-të.

Osaka nga Azia renditet e 12-ta sikurse Gjeneva. Ndërsa Tokio kaloi përpara. Hong Kongu radhitet në vendin e 31-të ndërsa kryeqyteti i Kinës, Pekini vendi i dytë me ekonominë më të zhvilluar në botë është në vendin e 72 –të.

Ja dhjetë vendet më të preferuara në botë për të jetuar:
1- VanKuver - Kanada
2- Melbourne - Australi
3- Vjenë - Austri
4- Toronto - Kanada
5- Kalgary - Kanada
6- Helsinki - Finlandë
7- Sidnei - Australi
8- Perth - Australi
9- Adelaide - Australi
10- Auckland- Zelandë e re

Ndërsa dhjetë vendet e fundit të listës janë si më poshtë, duke filluar nga fundi:

1- Harare- Zimbabve
2- Daka- Bangladesh
3- Port Moresby- Papua Guinea e Re
4- Lagos- Nigeri
5- Algjeri- Algjeri
6- Karaçi- Pakistan
7- Douala- Kamerun
8- Teheran- İran
9- Dakar-Senegal
10- Kolombo- Sri Lanka
   

 
 
   
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free