Postuar Nga : []{}#!nd0#$_7{}[]
Pasioni për lojërat kompjuterike e ka cuar deri në vdekje një 30 vjecar në Pekin.
I riu kinez ka qendruar para monitorit të kompjuterit për më shumë se 3 ditë rresht, pa ngrënë dhe pa fjetur.
Ai ka ndjerë shqetësime shëndetësore brenda ambienteve të një internet kafeje në Pekin dhe është shoqëruar menjëherë për në spital, por mjekët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për të. 30 vjecari ndërroi jetë.
I ndjeri në një muaj kishte shpenzuar plot 1200 euro nëpër internet kafe duke u argëtuar me lojërat kompjuterike.
Rasti në fjalë ilustron më së miri varësinë që krijojnë lojërat kompjuterike, ku në Kinë fenomeni në fjalë është mjaft i përhapur. Mendohet se rreth 33 milion persona vuajnë nga varësia e theksuar ndaj lojrave kompjuterike. Pikërisht për këtë qeveria e vendit komunist ndërmori një fushatë për të kontrolluar lojërat kompjuterike si dhe faqet e internetit me përmbajtje të fortë pornografike e dhune.
Ja Edhe Fotoja::
|