WwW.Donni-Hack.PaGe.Tl
  Hackeret Shqiptar !!!
 


EULEX sulmohet edhe nga hakerët

28.08.2009 në ora 20:32 | Nga Herolind Beqaj
 
EULEX sulmohet edhe nga hakerët
Hakerët shqipëtarë kanë sulmuar ueb-sajtin e EULEX-it në Kosovë, duke e porositur këtë mision se nuk guxon të nënshkruajë marrëveshje kundër vullnetit të popullit.
Grupi i ashtuquajtur Kosova Hackers Group (KHG), në faqen e parë të ueb-sajtit www.eulex-kosovo.eu, kanë vendosur këtë mesazh:
“Ju nuk mund t’ia shisni vendin tonë prapë Serbisë, ne kemi luftuar me gjak... Ne të rinjtë e Kosovës jemi të lodhur nga gënjeshtrat se EULEX-i është prapa popullit dhe nënshkruan marrëveshje për të shkatërruar të ardhmen e Kosovës... Ne që jemi e ardhmja, kurrë nuk do ta lejojmë këtë. Asnjë nuk është më i fortë se njerëzit në vendin e tyre. Mbane mend EULEX, se ju jeni të ftuar këtu për të na ndihmuar dhe jo të vendosni për neve... Siç kemi thënë Mirësevini, ne mund të themi edhe Mirupafshim...".
Mesazhi i hakerëve përfundon me vargun e njohur të këngës “Albanian”.

”Red n'black i dress eagle on my chest
It's good to be an ALBANIAN
Keep my head up high for that flag I die
Im proud to be an ALBANIAN”.

Sulmi i hakerëve vjen në kohën kur EULEX-i ka paralajmëruar nënshkrimin e një protokolli bashkëpunimi me Beogradin, në fushën e sigurisë. Përveç tjerash, në këtë protokoll, kufiri i Kosovës konsiderohet “vijë administrative”.
Kundër protokollit janë shprehur edhe drejtuesit e institucioneve, ndërkohë që Lëvizja “Vetëvendosje”, ka reaguar më së ashpri, duke përmbysur dhe dëmtuar rreth 30 vetura të EULEX-it në Prishtinë.

Hakersat shqiptar sulmojne web-in e Vidic

24/04/2009 18:05 | top-channel
 
Hakersat shqiptar sulmojne web-in e Vidic

Hakersat shqiptar sulmojne web-in e Vidic Hakersat shqiptar shenjestrojne serish faqet e internetit te sportisteve serbe me emer ne bote.
Kete here “pre” eshte bere fqaja zyrtare e mbrojtesit te Manchester United, Nemaja Vidic. Web-i zyrtar i lojtarit serb eshte sulmuar nga grupi i njohur virtual “Kosova Hackers Group”. Ne faqen e mbrojetesit ata kane shkruar "United States of Albania" por edhe "Liverpool Champion" e “Viva Republic of Kosova”. Vitin e shkuar, “Kosova Hackers Group” sulmoi faqet e tenisteve serbe Jelena Jankovic e Ana Ivanovic por edhe nje numer te madh faqesh te institucioneve zyrtare te


KHG sulmon faqet e tenisteve serbe

29.10.2008 | /Telegrafi
 
KHG sulmon faqet e tenisteve serbe

Faqet e internetit të dy tenisteve më të mira serbe, Jelena Jankoviq dhe Ana Ivanoviq, janë sulmuar nga Kosova Hackers Group!
Në faqet e këtyre dy tenisteve është paraqitur paralajmërimi se ato janë marrë përsipër nga hakerët nga Kosova.
Në faqen e Ana Ivanoviq administratorët kanë reaguar shpejt dhe kanë vendosur lajmërimin se ueb-faqja e saj së shpejti do të lëshohet sërish.
Muajve të fundit Kosova Hackers Group! ka sulmuar një varg faqesh të internetit në Serbi.






Hakerët shqiptarë në sulm kundër Serbisë

12 Korrik 2008 00:20
 

Ne Serbi keto dite web faqet me te vizituara jane ne krize te madhe , nje komplot i hakerave shqiptare nga Kosova i kanë shkateruar totalisht. Lufta kibernetike mes palëve duket se sapo ka nisur seriozisht, ndërsa një rrjet faqesh të simpatizantëve të muzikës hard rock dhe heavy metal në Serbi janë "eklipsuar" dje nga hakerat e Kosovës. Agjencia serbe e lajmeve, 'Beta', njoftoi dje se faqet e internetit të "Balkan Rock" janë "sulmuar" nga hakerat që kanë vendosur aty një hartë të Shteteve të Bashkuara të Shqipërisë. Portali, që synon të bashkojë të gjitha grupet e muzikës rock nga Serbia dhe vendet e tjera të ish-federatës jugosllave, është shumë e njohur në rajon. Tashmë në faqen e saj kryesore shfaqet vetëm harta e Shqipërisë së Madhe me të gjitha qendrat kryesore shqiptare. Zyrtarët serbë kanë nxituar të deklarojnë se ky është një sulm i qëllimshëm nga kosovarët, që kërkojnë që Serbia të bindet se Kosova nuk është më territor i saj. Ndërkohë, ata kanë nisur hetimet në lidhje me rastin. Edhe pak kohë më parë, hakerat kosovarë "shkatërruan" faqet zyrtare të qeverisë serbe, prokurorisë si dhe institucioneve të tjera të larta në Serbi. Beogradi refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës, që u shpall nga autoritetet në Prishtinë më 17 shkurt. Zyrtarët serbë, me mbështetjen e Rusisë, kanë deklaruar se do ta çojnë çështjen e pavarësisë së Kosovë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për të kërkuar anulimin e saj. Por autoritetet kosovare kanë bërë të ditur se nuk mund të ketë gjykatë që të anulojë tashmë vendimin për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Vendimi i autoriteteve në Prishtinë është pranuar nga 47 shtete të botës, mes të cilave SHBA-ja si dhe 20 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian. Prishtina zyrtare ka deklaruar se nuk do të ketë më bisedime për statusin dhe se kërkon të zhvillojë marrëdhënie normale bashkëpunimi me autoritetet serbe.
    Artikulli Origjinal publikuar ne Gazeten shqipetare



Hakerët shqiptarë sulmojnë me sukses Webfaqet Malazeze

18 Korrik 2008 | Gazeta Zeri
 

Hackerët te cilet prezentohen si "Grup i Hackerëve Nga Kosova" ne WEbfaqen e Kompanis malazeze te fluturimeve kan vendosur flamurin shqiptar dhe me mesazhe ne gjuhen shqipe dhe angleze si: Shqipëria e bashkuar" qoft e bekuar toka shqiptare dhe populli i saj, Duam bashkimin Gjatë tre diteve et fundit,faqet e interentit te kompanis kobëtare malazeze "Monotenegro Airlines" dhe gazetes me tirazhin me te madh ne mal te Zi "Vjesti" Janë manipoluar nga hackeret shqiptarë. E perditshmja "vjesti" e cila ka shkruar per sulmin e hackerave ishte dhe vete ne shenjester te tyre, grupi KHG ne webfaqen e gazetës tiraxhin me te madh në mal te zi ka vendosur flamurin shqiptar harten e kosoves dhe mesazhin gjuhen shipe "jemi Krenar qe jemi shqiptar dhe tër kjo shoqrohej me tinguj me muziken shqiptare Kryeredaktori Dhe redaktori pergjegjës i "vjestit, Ljubisha mitroviq thotë se sulmet e hackerave nuk e kanë prapavije politke "kete Ne e shohim si logo te hackerave nga kjo nuk ka mbrojtje te qindperqind ,asnje kompani nuk mund te mbrohet ne menyrë apsolute tha ai Nderkaq mjeshtri dhe antari i webfaqes se gazetës "vjesti" Andrej Minevaski sqaron per shkak te moskujdesit te administaratorit se faqes hackerët e kan leht te kryejn punen e vete, thot ata nuk kan bere asgje te menqur ka qen fjala per fjalkalime per shembull indefikimi qe ka qen maks edhe fjalkaimi ka qen marks" Ekspertët tregojn se kompanite malazeze investojn shum pak ne sigurim e prezentimve te tyre ne internet Perveq kesaj policia malzeze nuk eshte ne gjendje dhe nuk ka kapacitetet e duhura profesionale dhe teknike qe te luftojn me kete lloj kriminalitieti.
    Artikulli Origjinal publikuar tek Gazeta Zeri
 
 
   
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free